Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë/ U zunë për komentet në rrjetet sociale, dy adoleshentë therin 13-vjeçarin

224695905_3047822555453064_5675829972768667599_n

Dy djem 14-vjeçarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e 13-vjeçarit Oliver Stephens në një park në Reading.

Adoleshentët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar, mësohet se e kanë thirrur Oliver në fushat e Buggs Bottom për t’u përballur me të, pas komenteve që ai bëri në rrjetet sociale.

Ai u thirr nga një vajzë 14 vjeçe për ta bindur që të shkonte në park, ku dy djemtë i zunë pritë në mes të ditës para se të fillonte një përleshje mes tyre.

Fillimisht zënka mes tyre nisi me pëleshje, e cila degjeneroi deri në përdorimin e thikës, me të cilën djemtë vranë 13-vjeçarin.

Një nga djemtë dhe vajza kishin pranuar vrasjen, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të merret vendimi për t’i dënuar për krimin e kryer.

Related Posts

Leave a comment