Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e SPAK/ Fatmir Mediu nuk do rihetohet për Gërdecin

Fatmir-Mediu gerdeci

Fatmir Mediu, ish ministri i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë së Gërdecit, ku si pasojë e shpërthimit të armatimit të demontuar u shënuan 28 të vdekur dhe qindra të plagosur, nuk do të rihetohet nga struktura e posaçme SPAK.

Këtë e ka vendosur pak më parë Gjykata e Posaçme e cila morri në shqyrtim kërkesën e SPAK për rihetimin e Fatmir Mediut, pas kërkesës së një prej familjeve të prekura nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Rrëzimi i kërkesës së SPAK u argumentua me faktin se Prokuroria ka pasur 8 vjet në dispozicion për të hetuar Mediun dhe nuk e ka bërë.

Ish ministri e ish deputeti Fatmir Mediu ka qënë pa imunitet që prej vitit 2012, ndaj Prokuroria “nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”, shkruhet në vendimin e gjyqtarit Erjon Çela. Vendim ku, ndër të tjera, theksohet:

“…Nga sa u pasqyrua më sipër, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë në të dy vendimet e tij ka theksuar se të drejtën për të kërkuar autorizimin për procedim sipas ligjit e ka vetëm prokurori,[1]nga tërësia e akteve procedurale dhe e provave që ndodhen në dosjen gjyqësore konstatohet se që prej datës 14.09.2009 (data e shpalljes së vendimit të pushimit nga Gjykata e Lartë) e në vazhdim, organi i akuzës nuk i kërkoi përsëri Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për fillimin e ndjekjes penale ndaj ish – deputetit Fatmir Mediu, mungesa e të cilit nuk lejonte vazhdimin e procedimit penal.

Gjithashtu, Gjykata çmon që të evidentojë se edhe pse kuadri kushtetues dhe ligjor përcakton se deputeti nuk gëzon imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij konstatohet se që prej vitit 2012[2] e në vazhdim (më shumë se 8 vjet), organi i akuzës nuk ndërmori hapat e nevojshëm sipas ligjit për ushtrimin e ndjekjes penale megjithëse tashmë nuk ishte më e nevojshme që të kërkohej të jepej autorizimi nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Pra, nga vitit 2012 deri më datë 1 Gusht 2017 kur hynë në fuqi ndryshimet e K.Pr.Penale me Ligjin Nr. 35/2017, prokuroria nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit. Në kushtet kur prokuroria nuk e ka ushtruar ndekjen penale për një periudhë mbi dhjetë vjet edhe pse nuk ka pasur një pengesë të tillë, Gjykata çmon se ajo nuk mund të ushtrohet më tashmë bazuar në nenin 66 gërma “b” të Kodit Penal dhe në nenin 328 pika 1 gërma “d” të K.Pr.Penale”. /Arberianews.net

 

Related Posts

Leave a comment