Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

HARTA/ 10 qytetet në Shqipëri të prekur nga varianti Delta i COVID

-640-0-60fe9f7f68a1f

Komiteti Teknik i Ekspertëve në konferencën e djeshme për shtyp ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID, DELTA, është konstatuar në 10 qytete në Shqipëri.

Sipas Komitetit qytetet ku janë konstatuar te infektuar me variantin DELTA janë Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Peqini, Korça, Mati dhe Vlora.

Silva Bino ndërkohë ka bërë të ditur se “6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac. Pavarësisht kësaj, ajo çka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka pasur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve” tha Bino.

Related Posts

Leave a comment