Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Raporti i OSBE/ODIHR për votimet e 25 prillit, flet gazetari Mentor Kikia

Capture-232-780x405

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, i ftuar në studion e ‘Fax News’ ka komentuar raportin më të fundit dhe atë përfundimtar të OSBE/ODIHR-it përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit në vendin tonë.

Sipas Kikisë, ky raport, edhe pse me një gjuhë jo të drejtpërdrejtë, nxori në pah ato problematika apo denoncime që janë bërë publike që më parë, gjatë kohës së zgjedhjeve apo para e pas tyre.

Ai vijon më tej se si çështja e punësimeve, përfshirja e administratës publike, por edhe çështja e famshme e ‘patronazhistëve’ ishin konstatime me të cilat jemi njohur kohë më parë, ndërsa vijoi duke shtuar se, ashtu sikurse në çdo rast të ngjashëm, edhe këtë herë raporti i OSBE/ODIHR u interpretua sipas mënyrës së tyre nga krahët politikë në vend.

“Raporti ishte pasqyrimi i atij realiteti që ne e pamë, e konstatuam, pavarësisht toneve në të cilat publikohen. Në reagimet e institucioneve ndërkombëtare mungon ajo gjuha e drejtpërdrejtë, që ne preferojmë të dëgjojmë si për gjërat e mira, ashtu edhe për gjërat e gabuara.

Por, gjithsesi nëse do i referohemi problemeve, konstatohet problemi i madh aq shumë i diskutuar në Shqipëri sikurse ishte ajo e publikimit të të dhënave personale lidhur me atë që u cilësia si dosja e ‘Patronazhistëve’.

Ndikimi dhe përdorimi i administratës publike po ashtu, veçanërisht i punësimeve të shpejta në prag të procesit zgjedhor, që është një mënyrë për të orientuar apo diktuar votën përmes, tashmë jo nëpërmjet një blerjeje të drejtpërdrejtë. Pra ishte një lloj fryrje e administratës në prag të zgjedhjeve. Probleme këto që ishin denoncuar edhe para apo gjatë zgjedhjeve.

Dhe ashtu sikurse çdo rast tjetër, si njëra palë, ashtu edhe tjetra nisin të komentojnë në favor të tyre, ku qeveria thotë që në bazë të raportit, këto ishin zgjedhjet më të mira ndonjëherë, dhe nga ana tjetër opozita nxjerr në dukje ato denoncime që ajo i ka bërë me kohë publike.”, u shpreh Kikia.

Leave a comment