Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, sot komunikohen akuzat

d54af90e9f9ae9e3143fd9637746f1a5

Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 8 të hetuarit e tjerë për llogari të kësaj dosje, dhe pritet që sot të komunikojë akuzat. Ata akuzohen se kanë ndikuar te gjyqtarja, e cila nepërmjet parave, dyshohet se ka liruar nga burgu disa persona të dënuar përjetë.

Sipas organit të akuzës, Enkeleida Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku duke bashkëpunuar me persona të tjerë të implikuar në dosje, janë përfshirë në nje skemë kriminale të favorizimit dhe lirimit të të burgosurve nga Gjykata e Krujës. Ata dyshohet se kanë marrë shuma të mëdha parash në këmbim të këtyre vendimeve.

SPAK ka përgjime ambientale që provojnë akuzat e ngritura ndaj 9 të hetuarve dhe do të kërkojë nga Gjykata e kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) që Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku dhe personat e tjerë të dalin në gjyq.

Të hetuar janë gjithashtu: Manuela Mallakuçi, e cila mbante detyrën si sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë; Shkëlqim Korbi, i cili ka qenë ekspert psikiatriko-ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore; Bledar Petani, Altin Skëndaj; Gazmir Nezaj; Gentjan Nezaj, dhe Isuf Tanuzi.

Këta shtetas, bashkë me gjyqtaren dhe avokatin, akuzohen për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  “Ekspertim i rremë”.

Prokuroria Speciale ka arritur të provojë faktin se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin ngritur një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, për lirimin e të dënuarve nga burgu. Hoxha u arrestua në seancë teksa pritej të lironte Sajmir Petanin, i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Po ashtu, Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Related Posts

Leave a comment