Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Pamje të reja nga aksioni, momenti kur Forcat Speciale gjejnë drogën e fshehur në kuti picash

-640-0-60fffc8903976

Gazetarja Klodiana Lala siguron një tjetër video nga aksioni antidrogë i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë, ku efektivët ndaluan gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, që po filmonte.

Në videon e re që sjell gazetarja Lala shihet momenti kur Forcat Operacionale gjejnë drogën e ndarë në pako, të vënë në kuti picash dhe të fshehur poshtë një makine. Në videon e mëparshme, shihej momenti kur efektivët ndalin një makinë luksoze.

Policët e armatosur dhe të maskuar i kërkonin shoferit të hapte derën, por ai shtyp gazin e makinës dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e uniformave blu. Nga aksioni mësohet se janë shoqëruar tre persona, ndërsa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.

Related Posts

Leave a comment