Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor, lihet në fuqi pezullimi për Artan Shkëmbin

inbound17983345

Gjykata e e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra për ish nr 2 të OFL-së Artan Shkëmbi.

Ish-zyrtari i lartë akuzohet se ka nxjerrë një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj, që ka patur në fokus një hetim pasuror për nja person të skeduar nga autoritetet gjermane.

Mbi të rqndojnë akuza e shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Fillmisht Shkëmbi u hetua nga SPAK, por më pas ky institucion shpalli moskopetencë pasi nuk u gjetën elemetë të veprës penale të korrupsionit.

Shkëmbi është dërguar në gjykatë nën akuzën e nxjerres së sekreteve hetimore, ndërkohë që ndaj tij vijon të jetë ende në fuqi masa e sigurisë e “Pezullimit nga detyra”.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje të sekretit hetimor”.  Por pas hetimeve dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk kishte elementë të “korrupsionit”.

Artan Shkëmbi u hetua pas dekonspirimit të një informacioni ‘Top-secret’ të ardhur nga Gjermania por që përfundoi në duart e një prej anëtarëve të një grupi kriminal që merrej me trafikim të lendëve narkotike.

Leave a comment