Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bëri bujë me deklaratën e tij, Romir Zalla flet për skenat intime me Ema Adrean: Do të ketë puthje…

225080868_551548852654660_6874044546717579819_n

Mjaftoi një deklaratë e aktorit Romir Zalla mbi serialin e tij më të ri që rrjeti të “gumëzhinte”. Pa u publikuar ende ky serial ka hapur shumë debat,  pasi në një prej skenave Zalla shfaqet në momente intime me aktoren Ema Andrea.

Së fundmi,  në një interviste për “Pushime On Top”, Zalla tregoi se në këtë serial ai është i dashuri i Emës dhe se më herët me shaka kishte thënë se aty do të kishte skena intime, për të krijuar pak kuriozitet te publiku.

“Ato janë lajme e pjesës gossip të produksionit. Ai është një serial dramatik të themi, ku unë kam një personazh, ku në rol jam i dashuri i Emës. Në një dalje publike, unë thashë me shaka që aty do ketë skena intime, do ketë puthje, përqafime, për të krijuar pak kuriozitet. Sigurisht që ka puthje me Emën, por nuk është deri në ato nivele që mund të mendojë truri i njerëzve që dëgjojnë lajmë të tilla”, tha Zalla.

Leave a comment