Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

EDI RAMA NUK ËSHTË KRYEMINISTËR PËR NE, SHUMICËN!

Edi Rama qesharak

Nga Xhovan SHYTI –

Kryeministri për të tretën herë në detyrë Edi Rama mund të jetë një drejtues i shkëlqyer, siç ai vetë dhe propaganda e dirigjuar prej tij rreket ta paraqesë, por nuk është për ne. Domethenë për pjesën dërmuese të takspaguesve që, padrejtësisht, jo pak herë financojmë gafat e tij dhe të qeverisë që drejton, që vlejnë miliona euro apo dollar.

Njera prej tyre është ajo ndaj mbylljes me urdhër të tij personal të ish televizionit “Agon” të Françesko Beketit, të cilit pas një kalvari gjyqesh ndërkombëtare na duhet ti paguajmë jo pak por 110 milionë euro dëmshpërblim.

Dhe miliona eurot e Beketit nuk janë të vetmet pasi si puna e tij presin rradhën edhe nja gjashtë të tjerë të cilëve na duhet tu shlyejmë faturat për kapriçiot e Edi Ramës.  Na duhet tu shlyejmë faturën e gjobës.  që në total kap vlerën  e më shumë se 450 milion eurove. Një shumë jo e pakët kjo për xhepat tanë të zbrazur pikërisht nga politikat e qeverisë së komanduar nga kryeministri në detyrë Edi Rama.

E gjitha kjo faturë, por edhe të tjerat që presin në rradhë, dalin nga buxheti i shtetit që mbushet me taksat tona.

Pra nga ne, taksapaguesit, që edhe pse tetë vite më parë Edi Rama na premtoi rilindjen, një vend ndryshe ku demokracia, ekonomia dhe financat do të ishin prioritet i politikës së tij qeverisëse, vijojmë të rreshtohemi tek të fundit e rajonit të Ballkanit. Majde edhe më të varfër se Kosova që është shteti më i ri në botë.

Edhe sot e kësaj dite pagat tona janë qesharake. Me variablin masiv nga 30 mijë në 60 mijë lekë, tërësisht të pamjaftueshme për të përballuar koston e jetës së përditëshme që, po si pasojë e paaftësisë qeverisëse tetë vjeçare të kryeministrit kapricioz Edi Rama, në vend të vinte në ulje ka pësuar rritje drastike.

Nga 40-50 mijë lekë në muaj, që duheshin tetë vite më parë për të jetuar normalisht në kryeqytet, tetë vite me Edi Ramën kryeministër edhe 70 mijë lekë në muaj janë pak.

Po e njejta ka ndodhur me pensionet që, me shumat nga 16 mijë deri në 25 mijë ( edhe kur i ke dhenë shoqerise dhe vendit 40 vite kontribut në sfera intelektuale), flasim për ato masive, rezultojnë të jenë po nga më të ultat në rajon. Rritja e tyre e propaganduar bujshëm, me shifrat reale të shtesave 200 lekëshe dhe një kaposh deti një herë në vit, për festën tradicionale të vitit të ri, është tallje dhe jo ngritje e nivelit të jetesës. Sikurse janë të tilla dhe shumat që merren si pension social, ndihmë ekonomike, pension invaliditeti etj.

Krahas këtyre parametrave dëshpërues që po stimulojnë braktisjen, çpopullimin, ikjen masive dhe endrrën për një jetë më të mirë jashtë vendit që lëngon nga politikat varfëruese, po kaq dëshpëruese është dhe papunësia, mos-hapja e 300 mijë vëndeve të premtuara të punës nga Edi Rama gjatë kohës kur na bënte thirrje ta votonim për kryeministër tetë vite më parë.

Sot tetë vite qeverisjeje me të Kryeministër jo vetëm që nuk janë hapur as dhjetë përqind e premtimit të bërë nga Edi Rama, atëherë kandidat për kryeministër, por shifrat e papunësisë janë në nivel të paparë historik. Vetëm nga goditja e pandemisë dhe mbyllja e aktivitetit nga shumë sipërmarje të mesme e të vogla rradhës së të papunëve kronikë, viktima të keqqeverisjes, iu shtuan edhe gjashtëdhjetë mijë të rinj. Kontigjent ky që ende nuk di ku ka kokën dhe mesiguri si zgjidhje sheh arratisjen…

Ne iu përgjigjëm thirrjes së tij elektoral tetë vite më parë, i besuam, e bëm Kryeministër mirëpo konstatuam dhe konstatojmë se Edi Rama nuk është i duhuri për ne, shumicën e shtresës së mesme që falë politikave të tij qeverisëse të llojit “progresive” na ka katandisur në të varfër.

Në disnivel nga ne, pjesa tjetër nuk ja del dot të numëroj paratë e fituara me allishverishe, me afera korruptive dhe grabitje të realizuara nën hundën e kryeministrit Edi Rama, që pikërisht për këtë arsye e të tjera nuk është kryeministër për ne, shumicën, por kryeministër për ata, pakicën.

Për ata që nuk përbëjnë me shumë se 0.5 përqindshin tonë, e që, falë politikave “progresiste” të kryeministrit Edi Rama, posedojnë më shumë se 95 përqind të pasurisë kombëtare.

Arsye e mjaftueshme kjo për të dalë në konkluzionin se Edi Rama është kryeministër i shkëlqyer për ata, për pakicën e cilësuar dhe të pasuruar frikshëm nën përkujdesjen speciale të polititikave të qeverisë së drejtuar prej tij, por jo për ne shumicën e varfëruar pameritueshëm, nga grykësia e atyre me Edi Ramën në krye./ Arberianews.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

 

Related Posts

Leave a comment