Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Foshnja e porsalindur humbi jetën në maternitet, babai kallëzon në polici mjekët

auto_foshnjaaaa1627486087

Një foshnjë e porsalindur u raportua më herët se humbi jetën gjatë mesnatës së djeshme në Tiranë, vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë.

Njoftimi për ndarjen nga jeta të të porsalindurit është bërë nga Policia e Shtetit por nuk janë dhënë detaje se në cilin maternitet ka ardhur në jetë foshnja.

Bazuar në informacionet paraprake, disa minuta pasi ka lindur, foshnjës i është përkeqësuar shëndeti, por ende nuk dihet shkaku i vdekjes.

Babai i foshnjës ka bërë denoncimin mbi rastin në polici. Ai ka kallëzuar mjekët në Komisariatin Nr.1.

26-vjeçari A.Z, ka pretendime dhe i është drejtuar autoriteteve për këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në një maternitet në kryeqytet mesnatën që lamë pas. Mësohet se 26-vjeçari pretendon se foshnjës nuk i është dhënë kujdesi i duhur, ndaj edhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që edhe policia ka dalë në një informacion paraprak mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a comment