Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ligji i ri: 3 vjet burg kush sulmon gazetarët

gazetaret-780x439-1-780x405

Në Maqedoninë e Veriut, është raportuar një ndryshim në Kodin Penal, në lidhje me të drejtat e gazetarëve. Mësohet se personat që sulmojnë gazetarët, kameramanët apo fotoreporterët do dënohen me 3 vite burg. Lajmin e dha Ministri i Drejtësisë.

Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori. Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje. Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në shtator.

Related Posts

Leave a comment