Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pala greke lehtëson masat për shqiptarët, ja rregullat për të udhëtuar

kufi

Pala grek njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Related Posts

Leave a comment