Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

RTSH i bën karshillëk SPAK-ut/ Bën tender 90 milionsh pa konkurencë

radio-televizioni-publik-shqiptar

Është vërtetë e pabesueshme por ja që ka ndodhur. Ndërkohë që Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit Zyrtarëve (SPAK) ka ndërmarrë një seri arrestimesh që lidhen me realizimin e tenderave abuziv me vetëm një pjesëmarrës, pra pa konkurencë, në Radio Televizionin Publik (RTSH), kjo këmbanë e SPAK as që përfillet fare. E themi këtë pasi, kur aroma e arrestimeve të fundit ende nuk është shuar, një tender i parametrave të tillë, pra pa konkurim, me pjesëmarrjen e vetëm një kompania, është zhvilluar në institucionin më të madh mediatik të vendit, RTSH-në e financuar nga taksapaguesit.

Faktin e sjell portali “Jeta Osh Qejf” (JOQ), që krahas praktikës dokumentare shkruan se bëhet fjalë për tenderin me nr. reference REF -9863-06-21-2021, me objekt “Furnizim- Vendosje Trasmetuesa dhe Sisteme Antene Fm për Stacionet Tarabosh, Himarë, Zvërnec, Tushemisht dhe Llogara”  për RTSH.

Shkrimi i JOQ mban titullin “Martin Leka “bën namin” në RTSH, 90 milion lekë tender në mungesë totale të konkurencës”.

Ndër të tjera në shkrimin denoncues të JOQ lexohet:

” Tenderi në fjalë ka si fond limit vlerën 7.773.189 lekë të reja, pa TVSH ose 90 milion lekë të vjetra me TVSH. Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se kjo procedurë është zhvilluar në kushtet e një mungese totale të konkurencës. Kështy rezulton se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila duke mos patur fare konkurencë e ka patur fare të thjeshtë të shpallet fituese. Bëhet fjalë për firmën T B S 96 SHPK në pronësi të Artan Xhorit , e cila ka ofruar vlerën prej 7 464 200 lekë të reja pa TVSH ose gati 90 milion lekë të vjetra me TVSH. Kjo vlerë është thuajse identike me fondin limit të këtij tenderi pasi është sa 96.02 % e tij. Tendera të tillë, me mungesë totale konkurence janë shtuar shumë kohët e fundit, duke venë në pikëpyetje dhe operacionet e SPAK i cili duket se qëndron larg tenderave për arsye të panjohura”.

Këto lexohen në shkrimin e “JOQ”, ku ndër dokumentat e tjera sillet dhe shkresa që e shpall fitues pa asnjë konkurent kompaninë e Xhorit ( një klient i preferuar disa dekadësh ky i RTSH-së), e firmosur nga Zv. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Martin Leka.

Më poshtë po sjellim shkrimin e plotë të portalit “Jeta Osh Qejf”, publikuar në dt. 24 korrik 2021, së bashku me dokumentacionin shkresor që vërteton praktikën e denoncimit.

https://joq-albania.com/artikull/891808.html?fbclid=IwAR0t8QEF2ODt7h4Wp_usBq73q-YY-ORqta7IsZCW6wwn1vEaacwlpSajN4M

 

 

 

 

Related Posts

Leave a comment