Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Turisti gjerman filmon pamjen e çuditshme, çfarë është ky objekt i bardhë që ndryshon formën në krah të avionit?!

1_ufoufuo-615x405

Pasagjeri i një avioni mbeti i hutuar nga ajo që pa jashtë dritares: një objekt i çuditshëm, që të bënte menjëherë të mendoje për Ufo-t, fluturoi në krah të mjetit për të paktën 7 minuta. (Shiko ketu videon)

Turisti gjerman, i cili u kthye në dëshmitarin e ngjarjes së rrallë e filmoi momentin. Pamjet tregojnë sesi objekti i bardhë ndryshon formë ndërsa lëviz në krah të avionit. Lajmin e përcolli britanikja Daily Star, sipas të cilës objekti në fillim i shtrirë kthehet e merr formë “Y-je”. Sipas një youtuber-i, kjo mund të jetë një “formë jete e bazuar në plazmë”.

Kam parë këto pamje të pabesueshme nga filmimet e një pasagjeri në bordin e një avioni, të cilat tregojnë sesi objekti fluturues ndryshon formë”, shprehet ai. Avioni po fluturonte në gati 9 mijë metra lartësi. Pamjet u shpërndanë në një faqe të Reddit, ku nuk kanë munguar edhe komentet e skeptikëve.

Raporti i qeverisë amerikane mbi UFO-t, i publikuar përpara disa kohësh, nuk e përcaktoi qartë nëse objektet e shqyrtuara prej tij ishin të krijuara nga njeriu, duke përdorur një teknologji tejet të sofistikuar, fenomene natyrore apo të një natyre jashtëtokësore.

Leave a comment