Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e 47-vjeçarit në Klos, gruaja dhe vajza dërgohen në spital psikiatrik

sepat

51-vjeçarja Mine Lezi dhe 21-vjeçarja Aida Lezi, nënë e bijë, të cilat dyshohet se kanë vrarë me sende të forta 47-vjeçarin Ylber Lezi në fshatin Gurrë e vogël në Burrel, janë dërguar në spital psikiatrik. Gjykata e Matit vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë në seancën e masës së sigurisë të mbajtur këtë të mërkurë, për t’i dërguar për kurim.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen edhe ekzaminimeve gjinekologjike në spitalin Rajonal të Dibrës e më pas do të transportohen në një nga spitalet psikiatrike të vendit tonë.

Mbrëmjen e së dielës dyshohet se pas një konflikti, nënë e bijë dyshohet se kanë goditur me mjete të forta kryefamiljarin Ylber Lezi, i cili humbi jetën në vend.

Related Posts

Leave a comment