Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrau 5 anëtarët e familjes, dënohet me 205 vite burg autori

-640-0-6101477aed1a5 (1)

Një 44 vjeçar është dënuar me 205 vite burg dhe 105 vite shtesë mbikëqyrje, pasi vrau pesë anëtarët e familjes në vitin 2020.

Te vrare kanë mbetur Teresa Thomas, 41 vjeçe, Marcus Stokes, 19 vjeç, Lakeitha Stokes, 17 vjeçe, Tera Agee, 11 vjeçe dhe Demetrious Thomas, 14 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Wisconsin të SHBA-ve. Christopher Stokes, u deklarua në qershor, fajtor për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes së vet.

“Nuk e di se çfarë më pushtoi. Diçka thjesht nuk po shkonte mirë. Ishte, nuk e di,” tha Stokes. “Kjo është e vërteta dhe unë nuk mund ta marr mbrapsht. Kam bërë mëkatin më të keq. Meritoj të burgosem. Meritoj çdo dënim. Nuk kërkoj asnjë lehtësim ose diçka të tillë. Asnjë njeri në botë nuk  duhet të kishte bërë, atë që unë bëra”.

Mësohet se autori  i telefonoi vetë policisë pasi vrau pesë anëtarët e familjes.“Sapo e masakrova tërë familjen time. Pushka është ende në katin e sipërm me trupat. Sapo e vrava tërë familjen me Mossberg-un tim”, raportohet të ketë thënë autori në bisedën telefonike me shërbimet emergjente./Marrë nga Fox

Related Posts

Leave a comment