Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aktivistja Ina Kasimati për gratë e dhunuara: Ka shumë që thonë ‘çfarë kërkojnë gratë?! Ne jua plotësojmë të gjitha’

gruas-1-780x405

Aktivistja për mbrojtjen e grave të dhunuara, Ina Kasimati ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun”, në Fax News, për të folur mbi fenomenin e dhunimit të grave në Shqipëri.

Si fillim, Ina Kasimati rrëfeu se për t’i kuptuar historitë e grave të dhunuara dhe të braktisura nga bashkëshortët, të cilat kërkojnë një strehë, duhet që të kesh përjetuar vetë një situatë të ngjashme. Ajo tha se vetë ajo është një grua e divorcuar dhe prej 20 vitesh jeton me shtëpi me qera.

“Të arrish të bësh gjëra të tilla dmth duhet të nisesh nga gjëra reale. Unë jam vetë një grua e divorcuar, prej 20 vitesh, dhe vazhdoj të jetoj në shtëpi me qera. Nuk jam anëtare e ndonjë organizate. I ndjej në çdo gjë që thonë ato gra. Jemi në muajin e tetë dhe jemi në fund të kësaj lëvizjes stonë qytetare. Këtu duhet të funksionojnë institucionet. I kam thënë kur kam qenë përballë deputetëve; Për çfarë arsye unë duhet të harxhoj këtë energji kur ka institucione që duhet ta bëjnë këtë, dhe unë ta harxhoj këtë energji për veten time”, u shpreh ajo.

Pastaj aktivistja tregoi si shumë njerëz nuk e besojnë se gratë në Shqipëri dhunohen, por thonë “çfarë duan ato?! Ne ja plotësojmë të gjitha.’

“Në të gjithë këto rrëfime unë shpeshherë kam dëgjuar sa mirë flasin. Mjaft kanë mendimin se nuk janë të vërteta, se gratë nuk dhunohen. Ose ‘çfarë kërkon gruaja?! Ne ua plotësojmë të gjitha dhe çfarë duan ato. Ne jua plotësojmë të gjitha.’ Unë kam takuar gra me fëmijë me autizëm. Kam dëgjuar se gati 80% e grave janë të divorcuara, dhunuara dhe të braktisura nga ish-bashkëshortët. Ato duhet të gjejnë punë, strehim dhe qendër për të mbrojtur fëmijët”, theksoi ajo.

Leave a comment