Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me benevrekë kundër seksizmit

58639227_303

Për të sfiduar seksizmin në sport ekipi gjerman i gjimnasteve prezantohet me kostume që mbulojnë gjithë trupin në Lojërat Olimpike në Tokio.

Ne duam që të gjithë të ndihen mirë dhe u themi të gjitha gjimnasteve se mund të veshin çfarë të duan dhe të duken të mahnitshme e të ndiehen mrekullisht mirë, qoftë në një kostum sportiv që u mbulon tërë këmbët, apo me mbathje të shkurtra” – tha anëtarja e ekipit Sarah Voss.

Me veshjet e tyre tip benevrekë ekipi gjerman do të luftojë seksizmin në sport. Javën e kaluar, ekipi norvegjez i hendbollit refuzoi të luante me bikini dhe u gjobit gjatë një loje në turneun Euro 2021.

Ekipi i gjimnasteve gjermane tha se do të japë shembull dhe të ndihmojë të gjithë që të guxojnë të vishen si u pëlqen dhe që me ato rroba që i bëjnë të ndihen mirë.

Gjimnastja norvegjeze, Julie Erichsen, e përshëndeti veprimin e ekipit gjerman: “Unë mendoj se është vërtet mirë që ato kanë guximin të dalin në një arenë kaq të madhe dhe t’u tregojnë vajzave në të gjithë botën se mund të veshin çfarë të duan.”/DW

Related Posts

Leave a comment