Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë ndodhi? Lulzim Basha thirret në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit

mbvfgjf

Një zhvillim i papritur bëhet me dije mëngjesin e kësaj të enjteje. Gjykata e Posaçme ka thirrur prej orës 08.30 të mëngjesit të sotëm kreun e PD Lulzim Basha për t’u paraqitur në ambientet e këtij institucioni.

Burime për mediat bëjnë me dije se kreu i PD është thirrur për t’ë dhënë shpjegimet e tij për seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Lulzim Basha ka paditur më herët Veliajn për akuza që lidhen me shpifjen dhe abuzimin me paratë e tërmetit dhe pandemisë. Çështja penale i kaloi për kompetencë Gjykatës së Posaçme, e cila sot ka vendosur që të mbajë seancën e parë dhe të thërrasë kreun e PD për akuzat.

Newsbomb.al mëson se prej disa minutash, Lulzim Basha ka shkuar në ambientet e GJKKO.

Vijon…

Related Posts

Leave a comment