Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Duke edukuar Ritën”/ Komedia e suksesshme vjen në Teatrin Shëtitës Çajupi

e424ae25-8bb0-45c0-98e3-4139ed98fd9d

Në datat 30 dhe 31 korrik, ora 21.oo, nga Teatri Shëtitës “Çajupi”, në Teatrin Veror të Universitetit të Arteve, spektatori do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë e rrallë, “Duke edukuar Ritën”.

Kur parukierja e martuar Rita( Laura Nezha) regjistrohet në një kurs universitar për të zgjeruar horizontin e saj, pak e kupton se ku do ta çojë udhëtimi.
Tutori i saj Frank(Mehmet Xhelili) është një poet i zhgënjyer, akademik i shkëlqyer dhe alkoolist i përkushtuar, i cili nuk është entuziast për edukimin e Ritës, por kur këta dy njerëz bashkohen shpejt e kuptojnë se sa kanë për t’i mësuar njëri-tjetrit.
Kjo komedi gazmore, ironike dhe e ngrohtë fitoi Çmimin Olivier kur u prodhua në West End të Londrës nga RSC dhe u adaptua në filmin me shumë çmime, ku interpretojnë Julie Walters dhe Michael Caine.
Shkruar nga një prej dramaturgëve anglezë më të mirë Willy Russell dhe me protagonist një nga aktorët tanë më të dashur Mehmet Xhelili si Frank dhe prezantimin spektakolar e magjik të Laura Nezhës si Rita. Ky prodhim i drejtuar nga Kiço Londo i Teatrit Shetitës pritet të grumbullojë shumë vlerësime.

Rezervo 0694820625.

Leave a comment