Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E kaluara lihet pas me ndjesën serbe

vucic-rama-zaev-sastanak-780x405

Nga Enver ROBELLI –

Parulla e “integralisteve” te Ballkanit eshte kjo: “Ta leme prapa te kaluaren”. Por eshte Serbia qe nuk po e le prapa te kaluaren. Kreret e saj politike flasin ore e çast per “boten serbe” [srpski svet], kryetar i se ciles projektohet te jete presidenti aktual serb. Ideja e botes serbe eshte eufemizem per Serbine e Madhe. E kaluara lihet pas, kur Serbia shpreh keqardhje per krimet masive dhe tragjedite qe i ka shkaktuar kudo ne rajon. E kaluara s’harrohet kurre, sepse jane varret e viktimave te pafajshme te Serbise qe harresen e bejne te pamundur. Çfare po synon Serbia eshte dominimi ne rajon pa e pranuar realitetin si, per shembull, Kosoven e pavarur.

Presidenti serb po kerkon aleate per ta izoluar Kosoven, ku shqiptaret e Kosoves trajtohen si qytetare te rendit te dyte qe duhet t’i nenshtrohen nismave te tij rajonale. Nje shofer i Kosoves ne kufi me Serbine duhet te çmontoje targat dhe çdo shenje te shtetesise se Kosoves. Nje serb i Kraleves udheton nga Kraleva ne Kurvelesh pa asnje problem. Politikanet serbe mund t’i ofendojne shqiptaret e Kosoves me terma raciste [“šiptari”]. Mund te mohojne masakrat e medha ne Kosove. Pa asnje konsekuence. Beogradi integrimin rajonal e sheh vetem si zgjerim te mundesive per te sabotuar edhe me shume Kosoven me struktura paralele. Kriminelet serbe te luftes trajtohen si heronj ne Serbi.

Librat e tyre i boton Ministria e Mbrojtjes e Serbise. Gjeneralet serbe qe ne vitet 90-te kane komanduar ushtrine serbe nga Prishtina, marrin ftesa per te ligjeruar ne shkollat ushtarake serbe. Kosova gjate historise shpesh ka qene e rrethuar nga politikane dashakeqes nga fqinjesia. Por Kosova ne shekullin e 20-te e ka deshmuar disa here shpirtin e saj kryengrites dhe nuk eshte nenshtruar. Nuk do te nenshtrohet as kesaj radhe. Ajo çfare synon presidenti serb eshte e qarte: deshiron t’ju thote shqiptareve te Kosoves – ne ju masakruam, ulni koken dhe hani biskota te fabrikave serbe. Çdo bashkepunim rajonal eshte i pamundur pa e pranuar Serbia shtetesine e Kosoves.

Leave a comment