Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lulzim Basha pas takimit me Nagip Arifin: Serbia të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve

WhatsApp-Image-2021-07-29-at-16.18.09

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një konference për mediat pas takimit me Kryetarin e Komunës Bujanovc, Nagip Arifin.

Lulzim Basha i ka bërë thirrje të drejtëpërdrejtë Serbisë që të ndalë menjëherë spastrimin etnik që po i bëhet shqiptarëve ne Luginën e Preshevës dhe në Komunën e Bujanovcit, me anë të pasivitetit të adresave.

Më e papranueshme për Lulzim Bashën ështe heshtja e qeverisë shqiptare, e cila ka detyrime ndaj qytetarëve shqitarë të Luginës së Preshevës dhe Komunës së Bujanovcit.

Teksa shprehu mbështetjen e tij për shqiptarët që jetojnë në Serbi, Lulzim Basha premtoi se ndihma do të jetë më e madhe nesër kur PD të vijë në pushtet.

Një takim vllazëror, kemi folur hapur për sfidat e bashkombasve tanë në komunen e Bujanovcit dhe në Luginën e Preshevës. Problemet e mëdha të mbartura prej vitesh, do veçoja spastrimin etnik që po i bëhet komunës së Bujanovcit. Ky është një diskriminim. Ndaj PD dënon me forcë dhe kërkon autoritetve serbe të ndalin menjëherë këtë veprim të paligjshëm. I bëjmë thirrje ndërkombëtarëve, që përmes presionit të drejtëpërdrejtë të bëjnë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që bëhet përmes pasivizimit të adresave.

Natyrisht ky proces është shqetësimi ynë më i madh dhe shfaqja më e hapur e hendekut midis fjalëve dhe veprave e autoriteteve serbe. Diskriminimi nuk ndalet këtu. E gjithë zona e Luginës së Preshevës ka vetëm një institucion shëndetësor, ndonëse i shërben 7 komunave. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Diskriminimi vazhdon me pengesat e studentve dhe nxënesve për të mos mësuar gjuhën shqipe. Përkundër kësaj situate dhe sfidave ekonomike dhe sociale të shqiptarëve ne Preshevë dhe Bujanovc, vret dhe neglizhenca e qeverisë shqiptare.

PD do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence të qeverisë aktuale për detyrimet që kanë për t’i dhënë ndihmë financiare. Ju them se pavarësisht sfidave jemi në krahun tuaj me të gjitha mënyrat dhe mjetet që kemi në dizpozicion sot dhe që do kemi nesër,” tha Basha.

Leave a comment