Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas 40 vitesh del në ankand një copë torte nga martesa e Lady Dianës me Princ Charles (FOTO)

hh

Kanë kaluar plot 40 vite që kur Lady Diana dhe Prnci Charles, i thanë “Po” njëri-tjetrit. Por edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite nga dasma e shumëpërfolur, ende ka mbetur një copë tortë e mbështjellë me një letër ushqimi.

Dhe e dini çfarë do ndodhë me të? Ajo copë torte do të dalë në shitje pas katër dekadash për një çmim prej 500 paund. BBC shkruan se më 11 gusht do të dalë në ankand.
Nuk ishte dëgjuar më parë! Pas 40 vitesh del në ankand

Gjithashtu bëhet e ditur se copa e tortës martesore të Princit Charles dhe Princeshë Diana, iu dorëzua Moyra Smith, një prej punonjësve të Nënës Mbretëreshë në Clarence House, pas ceremonisë së vitit 1981.

Sipas BBC, ajo mbeti në familjen e saj deri në vitin 2008, kur u ble nga një koleksionist i cili e shet tani. Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada.

Ndërkohë kujtojmë se Lady Diana Spencer u martua me Princin Charles në 29 qershor të vitit 1981 në katedralen e Shën Palit. Çifti u nda 11 vite më pas në 1992 dhe u divorcuan zyrtarisht në 1996.

Ajo ishte dasma e parë mbretërore e transmetuar në mbarë botën dhe që u ndoq nga 750 milion shikues, përveç 600 mijë të tjerëve që ishin jashtë Katedrales së Shën Palit në Londër për të parë nusen dhe dhëndrin.

Nuk ishte dëgjuar më parë! Pas 40 vitesh del në ankand

“Ne ishim tre në këtë dasmë”, tha Lady Diana pas ndarjes, duke aluduar në marrëdhënien e burrit të saj me Camilla Parker Bowles, e cila kishte marrë pjesë në ceremoninë e dasmës.

Nuk ishte dëgjuar më parë! Pas 40 vitesh del në ankand

Nuk ishte dëgjuar më parë! Pas 40 vitesh del në ankand

Nuk ishte dëgjuar më parë! Pas 40 vitesh del në ankand

Related Posts

Leave a comment