Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Po na flliq me shokët o vëlla, o Tano gjithë ky lek rrugëve”, përgjimet e reja nga Kadastra

Screenshot_6-19

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit caktoi sot masat e sigurisë për zyrtarët e Kadastrës.

Gazment Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë lënë në burg, me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Panol At Nikolla me detyrë punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tiranë është pezulluar nga detyra me akuzën e korrupsionit pasiv.

Në dosjen e publikuar nga ABC jepen pjesë nga përgjimet e SPAK, që çoi në arrestimin e personave të mësipërm.

Prokuroria thotë se në 29 Prill Gazment Canaj ndërsa nis të bëjë një telefonatë, dëgjohet në biseda ambientale me një person tjetër duke thënë “Barbara i kishte thënë që donte 5 mijë euro, për te hipoteka, por dyshoj se mos i ka prishur lekët e burrit të huaj”.

Në datë 9 Maj, prokuroria ka përgjuar një tjetër bisedë mes Gazment Cakajt dhe Gëzim Bazhës.

Biseda e përgjuar;

Gëzim Basha: Ho me ça tha?

Gazment Canaj: Hic me, gjer të premten më tha ta jap në dorë.

Gëzim Basha: Po pra, ashtu më tha dhe mua, amon më ler cikë kohë.

Gazment Canaj: Unë ti pruna lekët për burrni, mbaj thash, lekët nëse e ke të sigurt, ke bo be cunin thash, do ulemi edhe njëherë nesër të pim kafe me Gëzimin.

Në datë 25 Maj zhvillohet një tjetër bisedë mes Gazment Canajt dhe Neritan Bablushës.

Biseda e përgjuar;

Gazment Canaj: O Tano po këna gjith këtë lek rrugëve o Tan. Po na flliq me shokët o vëlla, na vjen turp ti rri te lokali o vlla, vjen tjetri atje, e di sa turp më vjen.

Neritan Bablusha: Po s’kemi pse ti lomë lekët rrugëve, a ke lujt mendsh.

Në vazhdën e bisedave për regjistrimin e pronës në Kadastër, Neritan Bablusha telefonon Gëzim Bazhën.

“O sot në drekë vëllai tat, ka ora 3 e gjys 4, ose nesër mjes kur të vij nga puna do të bie haberin e mirë për atë punën tonë që ken ato, po mos u nis fare me ato…Se mrom kemi qene deri ne 12 notes bashke me atë” shprehej Neritan Bablusha.

Leave a comment