Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama komenton ‘Mini-Shengenin’ dhe thumbon sërish Kosovën

edi-ramaaa-770x437-1-770x405

Në fjalën e tij gjatë konferencës pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri Rama është shprehur se këto marrëveshje, këto nisma nuk janë përjashtuese, por gjithëpërfshirëse, e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet.

Duke komentuar çështjen e Kosovës, sipas Ramës, Serbia dhe Presidenti serb kanë bërë një ekstra-milje përsa i përket kësaj nisme të quajtur ‘mini-shengen’, që kjo nismë të jetë jo vetëm gjithëpërfshirëse, por të shkojë edhe përtej Procesit të Berlinit, kur vjen fjala për lëvizjen e qytetarëve.

“Jo vetëm unë, por të tre ne e kemi thënë dhe stërthënë, jo vetëm me gojë, por edhe me deklarata, që kjo nismë nuk është ekskluzive, por është inkluzive, nuk është përjashtuese, por është gjithëpërfshirëse, e hapur dhe e lirë për të gjitha vendet që të veprojnë sipas interesit të tyre. Shqipëria do të bëjë këtë proces me të gjithë, kur dhe si të jetë e mundur.

Serbia dhe presidenti serb ka bërë një ekstra-milje duke pranuar që nisma jo vetëm të jetë gjithëpërfshirëse, por të shkojë përtej Procesit të Berlinit, kur vjen fjala për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Nuk ka asnjë qytetar në këtë territor që të jetë i diskriminuar dhe për tej çështjes së hapur me Serbisë dhe Kosovës, kjo nismë u thotë popujve dhe bizneseve që ju jeni të barabartë. Ky është një potencial i madh dhe ne nuk kemi luksin, të drejtën si udhëheqës që ta mbajmë këtë potencial të pazhvilluar. E shkuara nuk mund të mbajë peng popujt”, deklaroi në lidhje me këtë çështje, Kryeministri Rama.

Related Posts

Leave a comment