Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Samiti i Shkupit, Rama “thumbon” Kurtin: Kush nuk do të vijë nuk ka të drejtën e vetos

edi-rama-ne-forum-691x405

Kreu i qeverisë Edi Rama është duke mbajtur fjalën e rastit në forumin ekonomik që po mbahet në Maqedoni, ku janë të pranishëm presidenti serb Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.

Nga takimi, Rama dha mesazhe të qarta ndaj BE-së por edhe ndaj Albin Kurti, të cilin edhe pse nuk e përmendi në emër, tha se donte të vendoste veton që takimi mos të realizohet.

Rama tha se vendet e Ballkanit nuk mund të qëndrojnë të mbyllura dhe duke i kthyer kurrizin njëri tjetrin, në pritje që BE-ja t’iu hapë rrugën e integrimit.

Sipas kryeministrit shqiptar secili prej shteteve anëtare të Ballkanit, ka mundësi që të rrisë shkëmbimin mes dy vendeve, pa qenë e nevojshme që kjo të kryhet nën petkun e BE-së.

Rama:

Ma shkatërroi komplet mesazhin, dhe uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova Bosje Hercegobina, Kroacia apo edhe Greqia. Mozaiku i sotëm është më i madh se tre vendet tonë, këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes, janë ata që krijojnë punë, krijojnë të ardhura dhe duan të shkojnë më tutje.

Për të gjithë ata kjo nismë është e duhura, dhe ndryshe nga sa predikojnë disa është edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës. Ne duam të projektojmë të ardhmen që sjell një shembull të bashkëpunimit, ne duhet të presim BE dhe të mbyllemi me kurriz nga njëri tjetri, secili vend i BE-së ka kohën dhe ritmin e vetë, në fund të ditës në momentin që ne integrohemi në BE, do të bëjmë ezkaktësisht atë që bëjmë sot, pa BE. Nesër nuk do të ketë më diskutime nëse 4 liritë nuk do të zbatohen në vendin tonë.

Është për të ardhur keq, dhe për të qeshur, kur dëgjon europian nëpër qytete, që thonë çfarë po bëni ju. Pse duhet të privojmë ne mundësinë e rritjes ekonomike, duke ndenjur secili brenda hapësirës së tij të vogël, për më tepër sot që ne përballemi me vështirësi ekstreme, për shkak të pasojave të pandemisë.

Ne nuk mund tia privojmë vetes këtë potencial që e ka rajoni. Nuk kemi ne pse presim që integrimin e rajonit nga pikëpamja e katër lirive të europës, ta bëjmë pasi të kemi hyrë në BE. Ne do ta bëjmë tani, kjo nuk është një nismë ekskluzive e Shqipërisë, Maqedonisë apo Serbisë, cilido që do të na bashkohet është i mirëpritur, por ne nuk mund të presim konsensus për tu takuar.

Nuk mund të çohet njëri dhe të vendosë veton këtu që ne të mos takohemi, ne nuk e kemi luksin që të humbasin kohë.

Related Posts

Leave a comment