Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tronditëse/ Burri i vë flakën gruas me benzinë, lëndohet edhe vetë (EMRI)

-640-0-61025ae8909fe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku burri ka tentuar që të djegë me benzinë gruan e tij, dhe nga flakët ka marrë dhe vetë lëndime. Panajot Janaqi, ka tentuar të djegë gruan e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës.

Edhe vetë Janaqi është në spital, në repartin e djegie-kirurgjisë për shkak të plagëve që ka marrë. Kanë qenë banorë të fshatit Këllëz ata që kanë ndërhyrë për të parandaluar këtë konflikt në familje, që ka përfunduar me pasoja për çiftin e bashkëshortëve.
Njoftimi i plote:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirikastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse(benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokirorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë Gjitrokastër pë Veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment