Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vrasja e 30-vjeçarit në Lushnje/ Të plagosur babai i viktimës dhe dy djemtë, në kërkim dy vëllezër (FOTO)

Screenshot_4-40

Romeo Hasalla ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur, babai i tij Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Laert dhe Emiljano Hasalla.

Policia bën me dije se, dy vëllezërit Afrim dhe Kastriot Hasalla pas një konflikti për tokën, që duket se ka vite që ka nisur, kanë qëlluar me armë gjahu xhaxhain e tyre dhe tre djemtë e tij. Për pasojë, Shaip Hasalla dhe dy djemtë e tij kanë mbetur të plagosur, kurse djali i tretë ka ndërruar jetë.

Romeo Hasalla nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra nga të shtënat me armë gjahu, çifte. Dy vëllezërit Hasalla që qëlluan me armë kushërinjtë e tyre janë shpallur në kërkim nga Policia dhe po punohet për kapjen e tyre.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Shaip Hasalla, 65 vjeç,(babai) Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi Romeo Hasalla, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit Afrim Hasalla dhe Kastriot Hasalla, 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Related Posts

Leave a comment