Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr i madh në Antalia, rrezikohen zonat e banuara

1-186-780x439

Në disa zona të pyllëzuara në Antalia të Turqisë ka shpërthyer zjarr i madh, që konsiderohet si destinacion i shumëkërkuar turistik, derisa erërat po ua vështirësojnë punën zjarrfikësve duke u zgjeruar vatra edhe në pjesët e banuara, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë për CNN-in turk.

Sipas Mustafa Jigita, zyrtarit të qytetit Manavgata, dy të tretat e qytetit janë evakuuar për arsye sigurie, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin re tymi të zi si dhe zjarret me dhjetëra metra të larta.

Deri më tani janë hospitalizuar 62 persona, shumica banorë që kanë thithur tymin e zi dhe tre tjerë kanë pësuar djegie.

E ndihmën e nevojshme për gjithçka e ka ofruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cili siguroi qytetarët se do të bëjnë çmos për ta lokalizuar zjarrin.

 

Related Posts

Leave a comment