Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

COVID-19/ Vijojnë shifrat e larta të të infektuarve, fatmirësisht asnjë humbje jete

greqi-koronavirus-1-696x444-696x405

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, ndërsa fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas MSH, Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht, sipas Ministrisë, janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë që, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë. Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 4593 testime, 37 raste të reja, dhe 18 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 20

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4593

Testime totale 896,662

Raste pozitive 133,036

Raste të shëruara 130,205

Raste Aktive 374

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 137

Elbasan 55

Kukës 33

Lezhë 32

Vlorë 28

Fier 20

Shkodër 22

Korçë 15

Berat 14

Durrës 14

Gjirokastër 4

Related Posts

Leave a comment