Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E pazakontë/ Fitoi medaljen e artë në Tokyo 2020, por është pjesë e një organizate terroriste

-640-0-6103e37d420ea

Medalja e artë e fituar nga qitësi iranian Javad Foroughi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në garën e 10 metrave pistoletë ajri është kthyer në një çështje diplomatike. 41-vjeçari është pjesë e një organizate të quajtur Trupi i Rojeve të Revolucionit Islamik, e njohur ndryshe si “Rojet e Revolucionit”. Nga viti 2019, kjo organizatë është konsideruar në Amerikë si grup terrorist.

Ky detaj nuk ka mbetur pa u përmendur nga kolegët e Foroughi, që kanë mbetur të habitur nga fakti se si Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka lejuar pjesëmarrjen në Olimpiadë në një terroristi. “Si mundet që një terrorist të fitojë të artën. Kjo është absurde dhe qesharake”, tha koreano-jugori Jon Jong-Oh, që ka dalë kundër IOC.

Një shoqatë i ka kërkuar IOC të hetojë për këtë çështje, në të kundërt do të akuzohet si “bashkëpunëtore e promovimit të terrorizmit dhe krimeve ndaj njerëzimit”.qitësi 41-vjeçar është prej vitesh anëtar i kësaj organizate, që ka një histori të gjatë dhune e vrasjesh, jo vetëm në Iran por edhe në Siri, Irak e Liban.

Nga ana e saj, IOC, përmes zëdhënësit të saj të shtypit, u ka kërkuar aktivistëve që të sjellin prova që qitësi Javad Foroughi është anëtar i organizatës “Rojet e Revolucionit”. Sportisti iranian, në podium bëri përshëndetjen ushatarake. Ai ka deklaruar më herët se ka mësuar të qëllojë më armë kur ishte infermier në spital.

Related Posts

Leave a comment