Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Italia ndryshon rregullat për udhëtarët shqiptarë/ Çfarë duhet të keni parasysh

-640-0-6103b34c4ea6e

Janë vendosur sot rregullat e reja për kalimin e udhëtarëve në shtetin italian. Ministri i Shëndetësisë i vendit fqinj Roberto Speranza mori disa masa të reja duke parë një trend në rritje të rasteve me COVID.

Udhëtarët nga Shqipëria, vend jo në BE dhe jo me rrezikshmëri të lartë, do duhet të kryejnë një karantinë 5-ditore në Itali.

Gjithashtu duhet të prezantojnë përpara fluturimeve me avion, apo lundrimeve me anije, një tampon negativ i bërë jo më shumë se 72 orë para nisjes.

Ky afat është reduktuar në 48 orë për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe apo Irlanda e Veriut. E detyrueshme do të jetë karantina 5 ditore për udhëtarët që vijnë nga Shqipëria. Për fëmijët deri në moshën 6 vjeç nuk është e detyrueshëm kryerja e tamponit molekular o antigjenik.

Udhëtimi në territorin italian me makinë private për një periudhë më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme minikarantinimi 5 ditor, shkruajnë mediat italiane.

Related Posts

Leave a comment