Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Alarmi/ Zjarret në Turqi dalin nga kontrolli

610242b94e3fe0116c56ade5-640x360

Një qytet në jug-lindje të Turqisë, Cizra ka regjistruar pas 60 vitesh një temperaturë rekord në Turqi, me 49.1 gradë celsius. Ndërkaq, intensiteti i zjarreve në Turqi, të enjten e 29 korrikut ishte katër herë më i lartë se çdo zjarr i regjistruar në vend.

Kjo, sipas të dhënave satelitore të transmetuara nga “The Guardian”.

Të paktën katër persona mbetën të vrarë nga flakët që përfshinë rajonet turistike të Antalya-s dhe Muglas-it. Zjarret detyruan mijëra pushues të evakuoheshin nga hotelet e tyre nga një flotë varkash.

Pas valëve vdekjeprurëse të nxehtësisë në Amerikë, përmbytjeve në Evropë dhe Kinë dhe zjarreve në Siberi, skenat e shkatërrimit në Turqi shtojnë shqetësimet në lidhje me egërsinë në rritje të motit ekstrem në botë.

Mediat vendase publikuan fotografi të vendpushimeve të njohura të Detit Egje të rrethuar nga kodra të djegura. Në pamje shihen pyjet dhe tokat bujqësore të shndërruara në hi.

Në Bodrum, në provincën Muğla, 80 hektarë u dogjën pavarësisht përpjekjeve të shuarjes së zjarrit në terren dhe nga ajri. Flakët prekën dy hotele, duke detyruar evakuimin e më shumë se 4 mijë turistëve dhe stafit nga rojet bregdetare dhe anijet e peshkimit.

Situata e zjarreve

Zjarret e egra janë të zakonshme në Turqi gjatë verës, por flakët gjatë dy ditëve të fundit kanë qenë të jashtëzakonshme. Analiza satelitore nga Shërbimi i BE-së për Monitorimin e Atmosferës “Koperniku” tregon se intensiteti i nxehtësisë i zjarreve të vendit të enjten arriti në rreth 20 gigavat, katër herë më i lartë se maksimumi i mëparshëm ditor.

“Ato numra janë jashtë shkallës krahasimore me 19 vitet e fundit”, tha Mark Parrington, një shkencëtar i lartë.

Ai tha se tymi nga zjarret pranë Antalya-s dhe Mersin-it tani po shkonin drejt Qipros.

Banorët e qyteteve të prekura u thanë gazetarëve se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë.

Ibrahim Aydın, një fermer, tha se kishte humbur të gjithë bagëtinë e tij dhe për pak mbeti i vrarë ndërsa luftonte me flakët.

“Gjithçka që kisha u dogj për tokë. Kam humbur qengja dhe kafshë të tjera”, tha ai për Daily Sabah.

Në të gjithë vendin, zjarrfikësit luftuan me më shumë se 50 zjarre. Dhjetëra u shtruan në spital nga tymi.

Reagimet

Ndërsa lajmet u përhapën, #PrayForTurkey ishte në trend në Twitter me imazhe të shkatërrimit dhe harta që tregojnë vendndodhjet e më shumë se dy duzinave të zjarreve në të gjithë vendin.

Ministrat e qeverisë spekuluan se shkaku mund të kenë qenë sulmet me zjarrvënie nga lëvizja separatiste kurde PKK, por nuk dhanë asnjë provë. Disa raporte vendase përmendën tendenca më të gjera klimatike që po rrisin rreziqet e zjarrit në Turqi dhe gjetkë.

Shkencëtarët e klimës kanë parashikuar prej kohësh që Mesdheu do të goditet rëndë nga rritja e temperaturave dhe ndryshimet e reshjeve, të nxitura nga emetimet. Rreziku i zjarreve në të ardhmen parashikohet të rritet në Evropën jugore, sipas raportit të fundit nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

Shkencëtari turk i klimës, Levent Kurnaz, tha se moti i fundit kishte krijuar kushte për ndezje të lehtë.

“Moti është jashtëzakonisht i nxehtë dhe i thatë. Kjo ndihmon në fillimin e zjarreve. Gabimi ynë më i vogël çon në katastrofë të madhe”, shkroi ai në Twitter.

/Albanianpost.com

Related Posts

Leave a comment