Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gruaja denoncon partnerin, por pendohet dhe qëllon me gurë policët

5AB6650C-D826-4394-9A29-97C09D316ECF

Policia e Pogradecit ka proceduar një 28-vjeçar pasi është kallëzuar për dhunë në familje nga bashkëjetuesja e tij.

Por ngjarja nuk përfundon këtu dhe shtetasja me iniciale E. S., e cila pretendeoi se ndaj saj është ushtruar dhunë psikologjike nga 28-vjeçari, duket se ka ndërruar mendje.

Teksa uniformat blu kanë ndaluar të riun, ajo i ka kundërshtuar efektivët e policisë për të liruar bashkëjetuesin, madje duke i qëlluar me gurë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal për veprën “Dhuna në familje” për shtetasin D. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja e tij shtetasja E. S., e cila pretendonte se D. Sh., në banesë, kishte ushtruar dhunë psikolgjike ndaj saj.

Në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, shtetasja E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e Komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë, duke i  kundërshtuar ata, me qëllim që shtetasi D. Sh., të mos ndalohej prej tyre pasi E. S., do ta tërhiqte kallëzimin e saj.

Sqarojmë opinionin publik në lidhje me një video të publikuar në disa rrjete sociale, se ndaj shtetases E. S., nuk është ushtruar dhunë fizike, por pamjet filmike të videos, përkojnë me momentin kur kjo shtetase kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, për të liruar bashkëjetuesin e saj, duke qëlluar edhe me sende të forta (gurë) ndaj tyre.

Related Posts

Leave a comment