Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“S’dua të rri më në kamp”, mes lotësh, 11-vjeçarja shqiptare kërkon të kthehet në Shqipëri

5033D1FC-EA0A-41B6-A8AC-40F124CE0FE1

5 gra dhe 14 fëmijë u janë dorëzuar sot autoriteteve shqiptare. Gazetari Taulant Kopliku  ka publikuar një video, ku interviston një vajzë të vogël, e cila mes lotësh shprehet se dëshiron të kthehet në Shqipëri.

E frikësuar dhe e strukur pas murit, 11-vjeçarja thotë se nuk dëshiron më që të qëndrojë në kamp, por do që të kthehet në shtëpi dhe të bashkohet me njerëzit e afërm.

Gjatë intervistës gazetari Kopliku i premton Jasminës që shumë shpejt do të kthehet në atdhe për t’u bashkuar me familjen e saj, ndërsa në një postim të bërë sot në Facebook ai shpreson që 11-vjeçarja të jetë në grupin e të riatdhesuarve.

“Shpresoj shume qe Jasmina e vogel te jete ne grupin e te riatdhesuarve. Ajla dhe Amina, dy shoqet e saj ne Tirane, e presin t’iu bashkohet sa me shpejt”, shkruan gazetari Kopliku.

Related Posts

Leave a comment