Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarret në Shqipëri, IGJEUM paralajmëron: Këto janë 10 qarqet më të rrezikuar

2590669B-3322-40CC-A78D-E90298855952

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar zonat  me rrezikshmëri të lartë nga zjarret si pasojë e rritjes së temperaturave.

Sipas njoftimit të IGJEUM në 10 qarqe të vendit rreziku paraqitet më i lartë, ku temperaturat pritet të shkojnë në 41 gradë Celcius.

Postimi i plotë i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

——————–

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

————————–

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 20 / 41 °C

në vendet malore: 16 / 36 °C

Era

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.

Related Posts

Leave a comment