Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Daily Mail: Shqipëria do ndërtojë një burg për të burgosurit që do transferohen nga Britania

Screenshot_3

Gazeta britanike Daily Mail, shkruan në një artikull të saj se Shqipëria pritet të ndërtojë një burg për të pritur kriminelët e huaj.

Sipas Daily Mail, propozimi është mirëpritur nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri.

Ky lajm vjen në kohën kur Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për të rimarrë me shpejtësi të dënuarit shqiptarë nga Britania e Madhe.

Gazeta thekson se Shqipëria deklaroi se do i marrë përsipër shpenzimet për të burgosurit e transferuar nga Britania e Madhe.

Por bisedimet mes Etilda Gjonajt dhe ministrit të Drejtësisë në Britani, Chris Philp morën tjetër kthesë kur Shqipëria kërkoi financim për ndërtimin ose rinovimin e një burgu në Shqipëri.

Mësohet se zyrtarët shqiptarë janë shqetësuar nga natyra e kësaj marrëveshje dhe kanë kërkuar ndihmë financiare.

Një burim i qeverisë britanike tha se planet janë në fazat e para të zhvillimit. Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të kriminelëve të huaj të dënuar në burgjet britanike.

Grupet kriminale shqiptare njihen për rolin e tyre në trafikun e drogës, por edhe në trafikun e qenieve njerëzore.

Leave a comment