Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ikni nga flakët, leje makinën…”, situatë e rënduar nga zjarret. Çfarë po ndodh

Screenshot_12

Situata nga zjarret në vend vazhdon të mbetet problematike, nga veriu në jug. Vatra zjarri mësohet se janë aktivizuar edhe në Mamurras. Fermeri Alban Çakalli, në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri Tv, deklaroi se flakët kanë qenë të qëllimshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Në Mamurras kanë rënë disa vatra të zjarrit. Rrezikojnë ullishtet, vreshtaritë. Zjarri ka qenë i qëllimshëm. Zjarret rrezikuan jetën e qytetarëve.

Ka pasur vetëm një zjarrfikëse, që ka ardhur për ndihmë, për të shuar flakët. Nëse autoritetet do ishin përgjigjur në kohë, gjendja nuk do ishte kaq e rëndë”, u shpreh Çakalli.

Situata paraqitet problematike në lagjen Demokracia të Mamurrasit.

Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe tashmë flakët kanë përfshirë pishat në fshatin Shpërdhet

Në një video të shpërndarë nga ish-kryeministri Sali Berisha një person i cili i bën thirrje banorëve të largohen nga flakët, duke shtuar se kanë mbetur banorë mes flakësh.

“Ikni nga flakët. Leje makinën, çe do makinën. Ja siç e shikoni kanë mbetur banorë mes flakësh”, dëgjohet të flasë i alarmuar banori.

 

Leave a comment