Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KUSH E SHPËTON PD-në NGA BERISHA DHE BERISHIZMI

BERISHA DHE BERISHIZMI

Nga Arber DALMATI –

Në vijim të qendrimit konsistentë të qeverisë së SHBA-së, ndaj të shpallurit të padëshirueshëm, Sali Berisha, ambasadorja  amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, artikuloi shqiptarisht ditën e djeshme pasojat që mund të sjell për Partinë Demokratike, futja e  të padëshirueshmit Berisha në listën e grupit parlamentar të deputetëve të kësaj partie.

Deklaratën e hapur ambasadorja Kim e artikuloi pas daljes nga takimi me Lulzim Bashën, drejtuesin në detyrë të kësaj partie, thelbin e bisedës me të cilin e përmblodhi në një lajm të mirë dhe një tjetër në formën e paralajmërimit ultimativ.

“Është një lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në Kuvend në shtator”, ishte fraza e parë e lajmit të mirë që Ambasadorja artikuloi para mediave, pasi e vlerësoi takimin me Bashën “të mirë”, ndërsa vuri theksin tek fakti se Partia Demokratike, si opozitë luan rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e demokracisë në vend.

Ky ishte në esencë lajmi i mirë pas të cilit vijoi paralajmërimi ultimativ, adresuar drejtuesit në funksion të kësaj partie, Lulzim Basha, për tu shkëputet nga komunizmi dhe nga deputetët që nuk meritojnë të përfaqësojnë popullin në Parlament.

“…Dua të nënvizoj dhe njëherë përgjegjësinë që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e Shqipërisë. E rëndësishme që PD të mendojë për këto çështje. Siç e përmenda më parë, PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi. Do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj”, u shpreh ambasadorja Kim, ndër të tjera.

Megjithse nuk e nominoi me emër deputetin për mosdistancimin nga i cili PD do të duhet të haj bar, merret vesh që bëhet fjalë për Sali Berishë, që me kokëfortësinë e tij epike, përkundër shpalljes “i padëshiruar” nga SHBA, kërkon të rikthehet sërish në Kuvend, në sezonin e ri parlamentar të shtatorit. Një gjest që do të sjellë pasoja të renda më së shumti për vetë Partinë Demokratike, të shpresave të mëdha rinore për përmbysjen e komunizmit në vitet ’90, shpresa që u vyshkën dhe qendrojnë ende si mision sot 30 vite që atëkohë.

Në këtë tradhëti të idealeve antikomuniste të ndërtimit të një sistemi demokratik dhe shteti të së drejtës, Sali Berisha, ka rolin e tij të rendësishëm, nga që përherë ka qenë sa në krye të piramidës shtetërore ashtu edhe të drejtimit të Partisë Demokratike, që nga e të gjithë antikomunistëve e konvertoi në familjare, klanore, farefisnore, në mjet përfitimi, në barrikadë mbrojtëse etj.

Nën Sali Berishën, herë në kryesim hapur e herë nga pas kuaintave, PD është shndrruara në një karrocë rrangalle që sjell pasoja të rrezikshme për opozitarizmin, që është shtyllë kryesore e një demokracie.

I padëshirueshmi Berisha e ka zenë për fyti këtë forcë politike dhe nuk dëgjon ta lëshojë. Përdorë lloj-lloj marifetesh për ta komanduar nga pasperdes dhe Lulzim Basha është tellalli i tij, zyrtarisht i “zgjedhur” në atë detyrë me regji të Sali Berishës, këtij manipulatori të demokracisë. Arsye kjo pse SHBA e shpalli “Non grata”.

Në artikulimin e djeshëm ambasadorja Yuri Kim, i adresoi ultimatumin Lulzim Bashës, mirëpo sa këllqe ka ky i fundit për ta ndërmarrë hapin e moslejimit të Sali Berishës për të qenë pjesë e grupit parlamentar të opozitës PD?

Gjykuar nga deri tani mund të thuhet me plot gojën zero. Po atëherë ç’pritet të ndodhë? Për më tepër kush e ka në dorë ç’instalimin e plakut Berisha dhe çfat e pret Lulzim Bashën nëse nuk e përjashtun Sali Berishën nga grupi parlamentar?

Në kushtet e situates aktuale, as që bëhet fjalë se i punësuari si kryetar i PD-së, Lulzim Basha, të përjashtoj pronarin e partisë, Sali Berisha nga PD. Ka veç një rruge për t’ja ndalur Berishes karrierizmin pleqëror dhe kjo është drejtësia e re, që po mezipritet nga të gjithë shqiptaret.

Pas shpalljes i padëshiruar (Non grata), nga SHBA, Sali Berisha duhet matrikulluar si kontigjent i kësaj drejtësie, madje banko prova për të testuar cilësinë e kësaj drejtësie. Aq më tepër që kështu i plotësohet edhe dëshira e madhe që e shpreh herë pas here me thirrjet drejtuar Sekretarit amerikan Blinken të cilit i kërkon me ngulm dosjen me provat mbështetëse për vërtetimin e motivit të vizëheqjes nga Amerika.

Vetëm një Berishë, më në fund i penalizuar, ja heq atij përfundimisht nga duart PD e privatizuar, duke i hapur rrugë demokratizimit. Procesit që vendos dhe fatin politik te Lulzim Bashes./ Arberianews.net

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

 

Related Posts

Leave a comment