Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Labërisë i ikën njëri pas tjetrit katër barde

223080182_10208779827608821_4637893120744732044_n

Nga Gëzim BASHA –

Ikja e Agim Shehut, në mërgim të detyruar prej shumë vitesh, lëndon pa masë kur sheh dhe ndjen indiferencën masive ndaj ikjesh të tilla!

Labërisë i ikën njëri pas tjetrit katër bardë pa të cilët verbi shqip nuk do të ishte ai që kemi; ikja e Qazim Shemajt, Lefter Çipës, Petrit Rukës dhe Agim Shehut, lëndon ngaqë do të na mungojë lirizmi i tyre refleksiv, ajo daltë fine dhe e pazhurmë , përherë e zënë në orvatjen e mundimshme të rafinimit tonë shpirtëror.

Ndër poetët e afirmuar në vitet 60të, Agim Shehu e kuptoi ndoshta më qartë se se kushdo tjetër faktin se identiteti poetik i skenës kombëtare përbëhet në thelb nga një mozaik identitetesh regjionale, pa të cilet formimi i idividualitetit mbetet një fugë pa krye brenda stampës. Mbetet një zë i fuqishëm që mbrinte tek gjetjet poetike me një diksion distinktiv Lab, e bën ketë orvatje, siç shprehet në poemën Labëria Ime, pjesë të Ars Poeticës së vet.

Mua që më lindi Progonati,
Një mëngjez dhjetori plot stuhi,
Biri yt, nga nëna dhe nga ati,
Gjakun them ta kem si hajmali.

Se në këmbë të kam plagë guri,
Brinjave kur shkelja si çunak,
Se kam ngrënë dhallë me lugë druri
Me njëzet barinj në një çanak.

Pranë psherëtimës së përenjve,
Ku godet mbi gurë sqep’ i pulës,
Ti, nga gjiri i gurtë më këreve,
Si një tingull thellë nga brimë e culës….

Në njërin nga krijimet e fundit, poemën elegjiake Kosova, e cila të kujton poemë e Lazgushit, Mbi Ta, flet qartë e me një protestë poetike brilante, të cilën akoma dhe për fat të keq, shumë Shqiptarë nuk duan ta kuptojnë,

Mbi arkivolin tënd vigan,
Zinxhir i zgjatur—thikë në shpinë,
Nxin kontrabandë e shtetit-amë,
Që lidhte Beograd-Athinë…

Tek gjak i ngrohtë i plagës sate,
Që drodhi kombin sot nga rrënja,
Partitë e shkrehura po zgjaten,
Të mbushin bateritë e rëna….

REST IN PEACE

Leave a comment