Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

MEDALJE E ARTË PËR Dr.ZEF MULAJ – ÇMIMI NDËRKOMBËTAR “DANTE ALIGHIERI”

228809092_971389586984409_4913589005487944736_n
Accademia dei Bronzi dhe editori Vincenzo Ursini për nderimin e poetit të madh Dante Alighieri në 700 vjetorin e vdekjes organizuan konkursin ndërkombëtar poetik, ku muarën pjesë 1056 autorë nga të gjitha rajonet e Italisë dhe nga jashtë vendit vlerësoi me çmimin “Dante Alighieri” poetin shqiptar Zef Mulaj.
U zgjodhën poezitë më të mira, duke botuar edhe një antologji me poezitë e autorëve të vlerësuar nga komisioni, në të cilën bën pjesë edhe poeti Zef Mulaj, Antologjia “Mirdita Dante”.
Me poezinë në haiku “É custodito” (Është Ruajtur) një sugjerim i bukur në vetëm tre vargje, poeti na fton të shikojmë përpara, pa u ndalur në vuajtjet e së shkuarës, sepse vetë zemra di të kujdeset për veten dhe ruajtjen. Dhimbja brenda saj është ruajtur , e çmuar , si diçka që ndihmon në kapërcimin e çdo pengese në të ardhmen “.
Ceremonia e ndarjeve të çmimeve do jetë me 9 gusht, ditën e hënë, në Botricello (Catanzaro) Itali.
Zef Mulaj, nga Nikaj Merturi i Tropojës, është autor i 16 librave ( shqip & në italisht , në gjermanisht anglisht ) deri tani. Është doktor në shkencat farmaceutike e i specializuar në toksikologjinë forense ambientale e klinike dhe anëtar zyrtar ne alben e konsulentëve shkencorë në toksikologjinë forense në gjykatën italiane./Dielli

Leave a comment