Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy personat që udhëtonin me “Audi” vdesin në aksident, mjeti shkatërrohet plotësisht

audi-770x405

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë  në Wolverhampton të Anglisë. Dy personat u konfirmuan të vdekur pasi një “Audi” u shkatërrua totalisht, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia.

Autoritetet britanike, bëjnë me dije se kanë nisur menjëherë një hetim në lidhje me reagimin e policisë.

“Erdhën menjëherë shumë policisë dhe një ambulancë. Ishte një përplasje e tmerrshme. Ne këtu nuk kemi pasur aksidente prej vitesh”, tha një banor i zonës ku ndodhi aksidenti.

“Përplasja ishte fatale dhe për pasojë të dy personat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes. Hetuesit po kryejnë një vlerësim të rrethanave të ngjarjes pas referimit nga policia”, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.

Leave a comment