Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Elvana Gjata flet për herë të parë për Festivalin e Këngës ku doli e dyta

-800-0-7ab6bfa6f38d5235b545ed40cbc0be7c

Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit nga Festivali i Këngës ku Elvana Gjata konkurroi me këngën “Me tana”, reagimi i saj kur u poziconua e dyta në fund mbeti gjatë të kujtesën e publikut. E ftuar dje në emisionin “NIN”, ylli i muzikës u kthye pas në kohë dhe foli për pritshmëritë që kishin fansat e saj duke e shpallur që në fillim “fituese absolute”.

“Pritjet kanë qenë të mëdhaja dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë, që njerëzit me festival, pa festival ta dua Elvanën dhe këngën e saj gjithmonë. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risi në festivalet shqiptare. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete, aty është fitorja më e madhe, ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them”, është shprehur Elvana.

Më pas e pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse në festival ka pasur një dorë që ka ndërhyrë në radhitje, ajo tha se nuk kishte dijeni. Ndërkohë, Elvana theksoi se pozicionimi i saj në vend të dytë nuk do e ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tilla kompeticione.

Leave a comment