Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përfundon intervistimi për 32 vendet vakante në BKH, kalojnë në fazën tjetër 75 kandidatë që do t’i nënshtrohen testit të poligrafit

bkh (1)

Gara për 32 vendet vakante të mbetura në Byronë Kombëtare të Hetimit vijon, kur tashmë kanë mbetur 75 kandidatë pas përfundimit të fazës së intervistimit.

BKH intervistoi 163 kandidatë, vetëm 75 prej tyre do të bëjnë testin e poligrafit, i cili fillon më 9 gusht. Ndërsa faza e radhës është plotësimi i deklaratës së pasurisë dhe kontrolli i figurës

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Rrugëtimi i hetuesve të BKH fillon me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total. 28 hetuesit e BKH-së zhvilluan në Romë trajnimin intensiv dhe të specializuar nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias) për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Leave a comment