Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Plas arma në SHBA, plagosen pesë persona, momente paniku tek qytetarët(VIDEO)

1-22-780x439

Në orët e para të mbrëmjes së të dielës së kaluar, në zemër të New Orleans, në një lagje franceze kanë mbetur të plagosur pesë meshkuj, dhe kjo bëri që mijëra turistë të vrapojnë në të gjitha anët që t’i shpëtojnë plumbave.

Gjithçka ndodhi kur u dëgjuan të shtënat e armëve në rrugën Bourbon, e pamjet e publikuara në Twitter shfaqin momente paniku dhe kaosi – derisa turma po vraponte për t’i shpëtuar vdekjes, transmeton Telegrafi.

E pas tërë kësaj katrahure, policia ka konstatuar se pesë meshkuj janë plagosur e një tjetër është arrestuar nën dyshimin se ishte i përfshirë.

Katër prej viktimave ishin nga mosha 26 deri në 51-vjeç, kurse i pesti identiteti i të cilit nuk është zbuluar – nuk dihet mosha e tij.

Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi, kurse policia ka njoftuar se po vazhdon hetimet për të përcaktuar se çfarë çoi deri te kjo.

 

Related Posts

Leave a comment