Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rindizet debati për teatrin, qeveria i kalon sërish truallin Bashkisë së Tiranës, artistët shpërthejnë në akuza e kritika

-800-0-610787d36b6c8

Rikthehet debati për godinën e Teatrit Kombëtar. Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshme kalimin truallit në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por duket se ekzekutivi ka përdorur një tjetër manovër. Përmes një vendimi të marrë pasditen e 30 korrikut, qeveria ka vendosur që të kalojë sërish në pronësi të bashkisë truallin ku është planifikuar të ndërtohet godina e re. “Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar”, shprehte qeveria.

Plasin reagimet

Por ky vendim është cilësuar si një sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese. Aleanca për Teatrin ka reaguar duke paralajmëruar edhe padi në SPAK ndaj zv/kryeministrit Erjon Braçe, i cili ka firmosur vendimin. Adriana Kalaja, është shprehur se ky është vërtet një lajm tepër i trishtë dhe një vendim, të cilin e kanë pritur me shumë shqetësim gjatë gjithë këtyre ditëve. “Ky është një lajm tepër i trishtë, të cilin e kemi pritur me shumë shqetësim këto ditë. Ky vendim është marrë nga disa banditë, të cilët kanë merr peng çdo gjë në këtë vend, çdo institucion shqiptar dhe dita-ditës na e tregojnë me karshillëk që bëjnë ç’të duan me ligjin dhe me Shqipërinë. Habitem nga mënyra pasive se si e pret opozita këtë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit”, u shpreh ndër të tjera Adriana Kalaja.

Kalaja tha po ashtu se do të padisë në SPAK zv.kryeministrin Erion Braçe, firmën e të cilit mban VKM-ja e kaluar dje në Këshillin e Ministrave. “I pari është Erion Braçe. Por do të çojmë gjithë drejtuesit e institucioneve që kanë qenë pjesë e padisë në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministrin, ministren e Financave, të Kulturës dhe Kryetarin e Bashkisë”, tha Kalaja ndër të tjera. Ndërkohë ka reaguar edhe kryebashkiaku Veliaj. Ai ka deklaruar se puna për ndërtimin e godinës së re do të vijojë. “Problemi i Teatri është ezauruar. Toka i kalon bashkisë pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.

Leave a comment