Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarret në Turqi, Ameda Abazi kërkon ndihmë: Jemi të shkatërruar…

download-1

Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton në Turqi, u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë, duke shtuar se deri më tani u shkatërruan gjithsej 112 zjarre.

“Unë po i thërras të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani po ashtu u shkatërruan 112 zjarre.

Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm një”, ka shkruar ajo.

Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë u rrit në tetë të dielën, pasi zjarrfikësit luftuan për të pestën ditë për të kontrolluar zjarret që ende ndizen në qytetet turistike bregdetare.

 

Leave a comment