Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident në Shkodër, u godit nga një makinë

ambulance-urgjenca

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mabë në rrugën Shkodër-Lezhë. Policia njofton se një mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese K.U.,43 vjeçe ka përplasur një këmbësore me iniciale L.K.

Ajo është po transportohet drejt spitalit të traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë.

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, mjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen K.U.,43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë ka përplasur këmbësoren L.K., e cila po transportohet në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Leave a comment