Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gazetarja tregon çfarë po ndodh me zjarrin mbi Dukat: Duhet shuar me ujë dhe jo me video Facebook-u

dukati-780x405

“Sonte nuk ka pasur gjumë! Tymi, flakët e rreziku kanë kapur të dyja anët e maleve e ecin prej 11 ditësh duke përpirë çdo dru, pemë, shkurre e gjelbërim që u ka dalë para.

Tymi është i bardhë e i dendur shtëllungë, që do të thotë, po djeg lisa e valanidhë të njomë ujë!

Nga ora 01.30 e natës së sotme, qentë nuk rreshtin së lehuri duke treguar alarm e panik në veprimet e tyre”, kështu e përshkruan situatën e mbrëmshme në  Dukat të ri, gazetarja  Edlira Gjoni.

Ajo ndodhet atje dhe dëshmonë se vetëm një herë ka kaluar helikopter, dhe tërheq vëmendjen se tani që zjarri ka vërshuar me aq furi  në pyjet e dendura të majave Akrokrenaune, është rrezik jete.

“Nuk e di kush e ka vënë flakën para 11 ditësh, në pjesën e pasme të Karaburunit. Nuk e di as nëse flakët e kanë zënë, përcëlluar e bërë hi zjarr-vënësin, siç e mallkojnë nën zë banorët e pushuesit. Nuk e di njeri madje as nëse është zjarr i qëllimshëm apo pakujdesi njerëzore diku.

Di vetëm se Dukati me helikopterë me ujë në faqen e pushtetit nuk ekziston. Dje kaloi një herë një helikopter, 2 minuta dhe u largua para se ta vinim re as ku ishte!

Sot në mëngjes, makinat në çdo oborr janë të mbuluara me hi pemësh të djegura e jetësh të vëna në presion psikologjik nga zjarri masiv.

Është i frikshëm! Nuk është material për foto a video Facebook-ësh! Duhej shuar kur ishte ende në pjesën më të zhveshur mbi Pashaliman. Tani që ka vërshuar me aq furi grykave a sillet aq lart në pyjet e dendura të majave Akrokrenaune, është rrezik jete, asfiksimi, e do shuar! URGJENT! TANI!.

Me ujë, jo me video!”

Related Posts

Leave a comment