Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Skandal, zjarri në Gjirokastër po shuhet me kova, që mbushen me krah në përrua

Screenshot_13-2

Pasditen e së martës u regjistrua edhe viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë jugun e vendit. 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, banues në fshatin “Asim Zeneli” humbi jetën pranë bahçes në banesën e tij, si pasojë e flakëve.

Megjithatë, pamje të filmuara në fshatin ku ndërroi jetë Haxhiaj tregojnë sesi efektivë janë duke i luftuar flakët pa mjete e duhura. Në videon e siguruar nga ABC shihen banorë dhe efektive duke mbushur kova në një vijë uji aty pranë dhe e derdhin në vatrën e zjarrit.

Më herët gjatë ditës, kreu i PD i cilësoi masat e marra deri më tani si gjysmake ndërsa shprehej se emergjencat civile janë të papërgatitura.

Leave a comment